Ferizaj. 11 nëntor 2016. Këtë të premte pas një pune të palodhshme , shkolla fillore “Mic Sokoli” në Slivovë arriti të hapë bibliotekën e sajë.
Me iniciativën e nxënësve Vanesa Sadriu, së bashku me Miranda Kadriu dhe shumë atyre vullnetarëve që kontribuuan kjo u arrit që të bëhet realitet.
Këtë iniciativë e ka vlerësuar lartë edhe drejtori i shkollës Azem Xhemajli dhe ka falënderuar të gjithë për këtë këtë veprim.
”Jam i lumtur që prej sot shkolla jonë ka një bibliotekë me afro 1000 libra. Falënderoi të gjithë ata që kontribuuan. Unë si drejtor i kësaj shkolle ftoi nxënësit që të lexojnë sa më shumë, sepse leximi është rruga drejt dijes” ka thënë drejtori i kësaj shkolle Azem Xhemajli.
Ndërsa nxënësja, njëherit inciatorja e këtij aksioni, Vanesa Sadriu, shprehet se është shumë e kënaqur me rezultatet dhe gatishmërinë e të gjithëve për të përkrahur këtë iniciativë.
” Unë jam shumë e kënaqur që sot u bë edhe hapja solemne e kësaj biblioteke. Falënderoj të gjithë ata që na ndihmuan në grumbullimin e librave, autorë librash, dashamirë të librit, miq, familjarë e në veçanti klubin RinOn dhe zyrtarin për rini Agon Zhinipotoku” tha Vanesa Sadriu
”Për mua ishte nder të jem përkrahës dhe kontribuues i kësaj iniciative të mrekullueshme dhe të qëlluar. Shpresojë që numri librave të rritet në vazhdimësi” ka thënë zyrtari Agon Zhinipotoku.