Dje një Senator i pavarur, por edhe të tjerë, kanë paraqitur një të dhënë shokuese dhe dekurajuese për humbjen e Hillary Clinton – se ajo ishte super e kualifikuar që të ishte Presidente e Amerikës! Pra, edhe në Amerikë, të jesh super i/e kualifikuar, qenka rrezik i madh, pasi masa e madhe e njerëzve më shumë i don t’i ketë udhëheqës njerëz të kalibrit të tyre – njerëz të thjeshtë dhe jo shumë të mençur si dhe jo shumë të kualifikuar! Thjesht kanë zili dhe tremben nga aftësia e madhe! E pastaj kukaten kur shteti ka probleme që vetëm njerëzit e mençur do të dinin t’i zgjidhnin.
Kjo është DEMOKRACIA – ashtu sikur puna e internetit që keqpërdoret – kudo u ka dhënë mundësinë idiotëve e të pashkollëve me zgjedhë për fatin e të mëdhenjëve dhe ardhmërisë së vendit të tyre!
Bashkim Fazliu Migjeni