12,09,2025

Ironizon Daçiq: Kosova në OSBE, kur Çeda (Jovanoviq) të bëhet ministër!

Must Read

Ky reagim i Daçiqit, për gazetën Novosti, vjen pas paralajmërimeve që vijnë nga Tirana se Shqipëria do të iniciojë çështjen e anëtarësimit të Prishtinës në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, transmeton Telegrafi.

Daçiq, i cili në emrin e Serbisë ka kryesuar OSBE-në vitin e kaluar, thotë se në këtë organizatë ndërkombëtare vendimet merren me konsensus.

“Pra, pa pëlqimin e Serbisë nuk ka pranim”, ka thënë ai,.

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, ka thënë sot se ka ardhur koha që Kosova, si çdo vend tjetër në rajon, të ketë një vend në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së. Ndërkaq, Çedomir Jovanoviq është kryetar i Partisë Libera-Demokrate të Serbisë, që pranon pavarësinë e Kosovës dhe ka qëndrime kritike ndaj politikës serbe kundrejt shqiptarëve.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: Ferizaj po bëhet me Stadium

Ferizaj po hyn në një kapitull të ri të zhvillimit sportiv. Kryetari i Komunës, Agim Aliu, ka bërë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img