11,09,2025

Miratohet draft-strategjia dhe kërkesa e  medieve për politikat preferenciale të operatorëve kabllor

Must Read

Kuvendi Komunal i Ferizajt, miratoi draft-strategjinë për informim dhe komunikim të komunës së Ferizajt për periudhën (2016-2018), ndryshimet e propozuara nga INPO dhe dy propozimet e mediave për implementimin e politikave preferenciale ndaj operatorëve kabllor.

Para anëtarëve të Kuvendit, përfaqësuesi i transmetuesve të licensuar televiziv që veprojnë në Ferizaj, Visar Hoti propozoi që komuna e Ferizajt të nis me implementimin e politikave preferenciale ndaj operatorëve të televizionit kabllor, duke futur kështu televizionet lokale me pozicionim numerik nga 3-10.

Kjo kërkesë e përfaqësuesve medial, u përkrah fuqishëm nga grupet parlamentare në Kuvendin e Ferizajt, si dhe u votua nga të gjithë anëtarët e këtij Kuvendi.

Shefi i grupit kuvendor të LDK-së Muhamet Çerkini tha se është e pajustifikushme që televizionet lokalet të jenë në fund të listës programore,  sepse qytetarët nuk i shikojnë televizionet që kanë numër mbi 100. Ai theksoi se si grup e përkrahin propozimin e mediave sepse janë pikërisht televizionet lokale ato që e ndihmojnë informimin dhe zhvillimin ekonomik të Ferizajt.

Shefi i grupit kuvendor të PDK-së Gazmend Bytyqi, tha se nëpërmjet fuqizimit të mediave,fuqizohet edhe qyteti i Ferizajt. ‘’Ferizaj paraqitet në televizione nacionale vetëm për diçka të zezë apo të jashtëzakonshme, nuk kemi asnjëherë diçka nga jeta kulturore etj’’, tha Bytyqi.

Ibrahim Hyseni nga ‘’Grupi 3 Plus’’ tha se renditja e televizioneve lokale në fund të listës programore po ua pamundëson qytetarëve ferizajas informimin. ‘’Unë jam i interesuar të shoh për rrjedhat e qytetit tim por më pamundësohet ngase humb kohë derisa të shkoj tek numri 200. Nuk po kam mundësi as biznesin tim ta reklamoj ngase atje në fund nuk e sheh askush’’, tha Hyseni.

E Bashkim Fazliu, nga Nisma për Ferizajn, tha se pozicionimi numerik i televizioneve në pakot kabllore tregon edhe pozicionimin numerik që Ferizaj e ka në çdo aspekt.

Qazim Rrahmani tha se këto 3 mediume kanë dhe janë qenë faktor të rënësishëm në Ferizaj. ‘’ Këto media ia kanë dhënë hakun qytetarëve tonë’’ tha ai.

Kurse Enver Haliti nga AAK-ja, propozoi që kryetari Svarqa të caktoj një takim me përfaqësuesit e operatorëve kabllor për të biseduar rreth mundësisë së futjes së televizioneve ferizajase në 10-shën e parë, mirëpo nëse nuk ekziston gatishmëria nga ta atëherë të caktohet një taksë për operatorët jopreferencial.

Propozimin e mediave ferizajase e përkrahu edhe Lëvizja Vetëvendosje. / TELEVIZIONI TEMA /

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img