10,05,2024

Hendbollistet e Kastriotit  vazhdojnë me fitore. KHF’Kastrioti”- KHF “Vushtrria”  34:31

Must Read

 

Hendbollistet e KHF “Kastrioti sot edhe pse mysafir kanë fituaar  ndeshjen e radhës në kuadër të  Superligës së Kosovës për femra duke e munduar KHF”Vushtrria: me rezultat 34:31.

Edhe pse hendbollistet e KH Vushtrria janë ekipë që garojnë për kreun e tabelës, hendbollistet ferizajase arritën të marrin tri pikë nga ky ekip si musafirë.

Hendbollistet e Ferizajt me zgjedhjen e kryesisë së re, nën udhëheqjen e Faton Haxhisalihut kanë filluar që në këtë klub të ketë një angazhim më të madh dhe diciplinë në lojë e cila ka filluar të japë edhe rezultate. Por është i pamohueshëm edhe kontributi vetëmohues i dy trajnereve Vlora Jashari dhe Lirie Muhaxheri të cilat po japin gjithçka nga vetja vetëm që klubit ti kthehet emri simbol I sportit të ferizajt.

Për këtë ditë më parë edhe kryetari z.Svarqa Ferizajt ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë këtë klub.

Ndihma për këtë klub kanë filluar të vijnë edhe nga sportëdashësit ferizajas të cilët po blejnë bileta vjetore për ndeshjet e këtij klubi./FerizajPress.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mobilizohen Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, takoi sot kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img