Përfaqësuesja e Kosovës U15 do ta ketë grumbullimin e radhës të hënën, me 31.10.2016. Kësaj radhe grumbullimi do të mbahet në Ferizaj në fushën me bari sintetik.
E veçanta e këtij grumbullimi është se janë përfshi edhe dy futbollistë të klubit të futbollit Ferizaj që luajnë për ekipin e kadetëve, kapiteni Leard Sadriu dhe mesfushori i talentuar Enis Sefa ,
Këta dy të rijnë do ta përfaqësojnë qytetin e Ferizajt në përfaqësuesen e Kosovës U15 . Meritë e përfshirjes në përfaqësuesen e Kosovës së këtyre dy të rinjve është edhe puna e trajnerit të kadetëve Fatlum Hajrullahu dhe drejtorit të shkollës së futbollit në Ferizaj, Sherif Topalli .
Edhe klubi i futbollit Ferizaj në faqen zyrtare të klubit të kadetëve u ka uruar sukses këtyre dy futbollisteve të cilët llogariten si shpresa të mëdha të futbollit jo vetëm ferizajas por edhe kosovarë .