Sulmuesi i talentuar kosovar ka realizuar një gol në humbjen e skuadrës së tij ST Gallen 2-1 ndaj Zurich.
Në fakt kjo ndeshje ishte në kuadër të Kupës së Zvicrës, derisa Zurichu i Armando Sadikut dhe Burim Kukelit kanë kaluar tutje.
Kukeli luajti gjatë 90 minutave në këtë takim, ndërsa Sadiku vazhdon të jetë i lënduar.
Tek ST Gallen, golashënuesi i vetëm Albian Ajeti luajti gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa Albert Bunjaku qëndroi në bankën rezervë.
.