10,09,2025

Shqipëri – Izrael, super-lajm për tifozët

Must Read

Institucioni që drejton futbollin në vendin tonë pret vetëm gjobën e zakonshme nga ndërkombëtarët ndaj ka njoftuar se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen ndaj Izraelit që do të zhvillohet më 12 nëntor në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Njoftimi i FSHF-së:

Të dashur anëtarë të fanclub-it “Tifozët e Kombëtares”,

FSHF ju njofton se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen Eliminatore të Kupës së Botës “Rusi 2018”, Shqipëri-Izrael, e cila do të luhet më 12 nëntor 2016, ora 20:45 në stadiumin “Loro Boriçi” Shkodër.

* Biletat mund t’i blini në linkun online: bileta.fshf.org

* Afati që mund të pajiseni me biletë është data 3 nëntor 2016

Nëse do të keni vështirësi për blerjen e biletave online, jeni të lutur të paraqiteni për t’i blerë fizikisht në adresat si më poshtë ose kontaktoni në adresën e-mail: fanclub@fshf.org.al

Tiranë

Dyqani zyrtar i FSHF-së, Rruga e Elbasanit (kryqëzimi me Rr. Themistokli Germenji); Orari 10:00-19:00 (e Diela pushim)

Shkodër

Stadiumi Loro Boriçi, Tribuna C4, Rruga Djepaxhiej Nr. 2; Orari 10:00-19:00 (e Diela pushim)

Çmimet e biletave sipas tribunave janë si më poshtë:

C2 , C3, C4 + E2, E3, E4 = 1.000 lekë

C1, C5 + E1, E5 = 1.500 lekë

D1, D4 = 2.000 lekë

D2, D3 = 3.000 lekë

A, B = 8.000 lekë

VIP = 18.000 lekë

Ju rikujtojmë edhe një herë për biletat sezonale, FSHF ofron zbritje prej 15%.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img