28,11,2025

Ish futbollisti i Kombëtares, dëshiroi të bëhet selektor i Shqipërisë (FOTO)

Must Read

Altin Lala ka zbuluar për mediat gjermane se plani fillestar në momentin kur ai i ishte bashkuar stafit të trajnerit De Biasi kishte qenë që në të ardhmen të merrte drejtimin e përfaqësueses kuqezi.

Në një intervistë të dhënë për “Die Welt”, mesfushori ka zbuluar se si ishin rrethanat në të cilat ai pranoi të bëhej pjesë e FSHF-së dhe arsyeja pse u largua, transmeton “Panorama Sport”.

“Kam punuar për dy vite e gjysmë për Federatën Shqiptare të Futbollit, edhe si trajner i kombëtares U-19. Parashikohej që të në një të ardhme jo shumë të largët të merrja drejtimin e Kombëtares.

Por kur shihja potencial te një lojtar dhe ai nuk e shfrytëzonte, kjo ishte diçka e keqe. Me këtë unë nuk pajtohem kollaj. Pastaj kjo ishte një punë që të mbante 24 orë të lidhur. Kam pirë shumë aspirina në atë periudhë. Siç e thashë nuk më pëlqente shumë një situatë e tillë”, tregoi Lala arsyen se pse vendosi të braktiste postin e tij në radhët e kuqezinjve duke hequr dorë nga plani për të drejtuar kombëtaren shqiptare.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img