Kombëtarja U-21 e Shqipërisë nuk do të drejtohet më nga trajneri Redi Jupi. Një lajm i tillë ka qarkulluar ditën e sotme në mediat sportive, por arsyeja e largimit të trajnerit nuk është paraqitje e dorëheqjes nga ana e tij në FSHF.
Në një prononcim për “Panorama Sport”, Redi Jupi ka thënë se nuk do të jetë më trajner i ekipit përfaqësues pasi atij i ka përfunduar kontrata.
“Nuk jam më trajner i kombëtares u-21 për shkak se kontrata ime me FSHF-në ka përfunduar. Nuk është e vërtetë që kam dhënë dorëheqjën”, tha Jupi.
Ndërkohë në FSHF ka vetëm heshtje për këtë çështje, teksa interesimit të “Panorama Sport” nuk i është dhënë asnjë përgjigje, as konfirmim dhe as përgënjeshtrim.
.