12 fshatra të Ferizajt nesër pa rrymë

Share

KEDS me anë të një komunikatë për media ka njoftuar zonat ku do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nesër në regjionin e Ferizajt.

Nesër prej orës  08:00  deri në orën 12:00, pa energji elektrike do të mbeten fshatrat Sojevë, Mirosalë, Dardani dhe Zllatarë.

Poashtu nga ora  16:00 deri në orën 20:00, pa energji elektrike do të mbeten fshatrat Doganaj, Zaskok, Pleshinë, Dubravë.

Nga ora   12:00 deri në ora  16:00, pa furnizim me energji elektrike do të mbeten Varoshi, Komogllava, Rakaj dhe Gërlica.

Të ngjashme: