23,11,2024

Përçarja e politikanëve shqiptarë në Mal të Zi, nuk sjell rezultate të favorshme në zgjedhjet parlamentare

Must Read
Ulqini

Lista e partisë FORCA për Bashkim ka marrë 5244 vota dhe një deputet, Lista Koalicioni Shqiptar e përbërë prej Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike në Mal të Zi mori 3824 vota dhe siguroi gjithashtu një deputet. Lista e Unionit Demokratik Shqiptar mori vetëm 2848 dhe nuk siguroi asnjë deputet, ndërsa lista Aleanca Rinore Shqiptare e drejtuar prej Anton Lulgjuraj dhe e përkrahur prej diasporës shqiptare në SHBA mori vetëm 531 vota dhe asnjë deputet, shkruan lajmi.net.

Po që se UDSH-ja do të kishte marrë 250 vota më shumë, do të kishte siguruar një deputet. Po ashtu, nëse Forca do të kishte marrë rreth 350 vota më shumë, do të kishte siguruar deputetin e dytë të listës së saj. Mirëpo, me mijëra vota shqiptare shkuan kot dhe deputeti që duhet të kishin marrë partitë shqiptare shkoi në llogari të partive malaziase. Kuptohet që konkurrimi me një listë të re, edhe pse nuk ka shanse për fitore, ka leverdi ekonomike, sepse kushdo që siguron mjaftueshëm nënshkrime për të regjistruar një listë zgjedhore, siguron 22 000 euro nga buxheti shtetëror për fushatën.

Sipas të gjitha gjasave, rolin përçarës dhe tretjen e deputetit të tretë shqiptar në zgjedhjet e 16 tetorit do ta shkaktojë lista e Lidhjes Demokratike Shqiptare të drejtuar nga Nikollë Camaj, e cila mund të sigurojë një deputet vetëm nëse trefishon votat e deritanishme. Për të krijuar një ide të përafërt të votave që mund të marrë lista e tretë, nevojitet që të analizohen votat e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi në zgjedhjet e kaluara. Në zgjedhjet lokale që u zhvilluan në vitin 2012, Lidhja Demokratike në Mal të Zi mori 749 vota në komunën e Tivarit, 302 vota në Plavë e Guci dhe 318 në Ulqin. Në Rozhajë, LDMZ nuk figuron në zgjedhjet lokale, por në ato parlamentare në të njëjtin vit bashkë me Partinë Demokratike dhe Alternativën Shqiptare në kuadër të Koalicionit Shqiptar morën 81 vota. Ndërsa, në zgjedhjet lokale të vitit 2014, Lidhja Demokratike në Mal të Zi mori tre mandate me 891 vota.

Pra, duke përllogaritur votat nëpër krahina të ndryshme në zgjedhjet e kaluara, në total Lidhja Demokratike në Mal të Zi ka marrë në total 2341 vota. Nga këto, 1274 vota janë marrë nga degët e LD në MZ të Rozhajës, Plavë-Gucisë dhe Malësisë që u ndanë, dhe sot janë nën udhëheqjen e Nikollë Camaj, si dhe 1067 votat e degëve të Ulqinit dhe Krajës që vazhdojnë të jenë në kontroll të Mehmet Bardhit. Bashkimi me doktor Isat Jakupin është krejt pa peshë pasi në zgjedhjet e fundit ku ka marrë pjesë Jakupi, kanë qenë ato të vitit 2010 kur kishte marrë vetëm 86 vota që po t’i shtohen votave të kaluara të degëve të LDMZ-së që drejtohet nga Camaj, shkojnë në total 1360.

Pra, do duhej që Camaj t’i trefishonte votat për të siguruar një deputet, çka do të thotë se votat shqiptare të Listës së Lidhjes Demokratike Shqiptare sipas të gjitha gjasave jo vetëm që kanë për të shkuar dëm, por kanë për të penguar dy listat e tjera shqiptare që të marrin deputetin e tretë.

Është e pakuptueshme pse Camaj dhe forca e re politike që ai ka krijuar prej shkëputjes nga LDMZ-ja e drejtuar prej Mehmet Bardhit, i ka hyrë kësaj aventure politike që i ka gjasat e vogla për të pasur sukses. /lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img