01,07,2025

Ambasada e Shqipërisë dhe Labinot Tahiri mblodhën 200 mijë euro për shërimin e dy vajzave

Must Read

Mbrëmë u grumbulluan rreth 200 mijë euro në një mbrëmje të bamirësisë, organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë dhe këngëtari Labinot Tahiri. Kjo shumë e parave do të dedikohet për shërimin e dy vajzave Liridona Gajtani dhe Edona Dermaku.

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë dhe artisti i njohur Labinot Tahiri organizuan një mbrëmje bamirësie në ndihmë të dy vajzave Liridona Gajtani dhe Edona Dermaku, të cilat po luftojnë me një sëmundje të rëndë dhe kanë nevojë për mbështetje njerëzore e financiare.

Kjo mbrëmje u transmetua live nga RTK dhe shumë qytetarë brenda dhe jashtë Kosovës u solidarizuan në këto momente të vështira për ta. Një ndihmë sado e vogël në xhirollogarinë e tyre të urgjencës mund të thotë shpëtim për to.

Në mbrëmje ishin të pranishëm edhe emra të tjerë të estradës sonë si GoldAG etj, shkruan Gazeta Express.

Sinjergjia e krijuar mes artit dhe diplomacisë, një mundësi e mirë për të bashkëndarë vlerat, ndjeshmërinë dhe kulturën tonë dhe për t’i ardhur në ndihmë tjetrit.

#MPJ – Një shërbim i jashtëm në funksion të përmirësimit të imazhit të vendit dhe jo një diplomaci memece.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe armëmbajtje pa leje

Me datë 30.06.2025 rreth orës 23:00, në rrugën "Vëllezërit Çaka" në Kaçanik, ka ndodhur një rast i sulmit ndaj...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img