11,01,2025

Hoxha: Shpresoj se Suedia do ta ekstradojë Zharkun (Video)

Must Read
Dhurata Hoxha

Hoxha, për emisionin “Betimi në Drejtësi”, tha se kjo gjë nuk varet nga shteti i Kosovës, por edhe nga gatishmëria e shtetit të Suedisë për ta ekstraduar Zharkun.

“Ministria e Drejtësisë në mënyrë të vazhdueshme ka kërkuar ekstradimin dhe mbajtjen e burgimit në Kosovë të zotit Xhabir Zharku. Së fundmi kam ri aktualizuar këtë temë, por varet edhe nga gatishmëria e Suedisë për ta ekstraduar. Mendoj se ka ndryshim pozitiv në këtë aspekt por mbetet të shihet se si do të realizohen modalitetet për kthimin e Zharkut në Kosovë”, tha ministrja Hoxha.

 Ish-kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, i cili është dënuar me tri vjet burgim për vepër penale të detyrimit, pasurimit të paligjshëm dhe armë mbajtje pa leje, në vitin 2012 ka ikur në Suedi, pasi ka edhe shtetësi suedeze.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një i vdekur e 34 të lënduar nga aksidentet që ndodhën javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar kanë ndodhur 66 aksidente trafiku: një person i vdekur dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img