14,01,2026

Berisha: Konvertimet publike në kisha janë të gabueshme (Video)

Must Read
Anton Berisha

Sipas Berishës, Kisha Katolike ka treguar mungesë maturie duke kryer konvertime publike, të cilat në një vend të tensionuar do të sillnin situata të vështira.

“Besimi është vullnet i lirë i individit, dhe nëse dikush dëshiron të jetë katolik, kisha ka hapësirë për t’i kryer ritualet pa pasur nevojë për pompozitet”, ka thënë anëtari i kryesisë së AAK’së në “Komiteti”.

Berisha ka shtuar së ekspozimi i konvertimeve të një numri të caktuar nuk ndryshon asgjë në strukturën e popullatës në Kosovë, përveç që krijon mundësi për tensionimin e situatës së vendit.

Ipeshkvi, duke kryer konvertime publike, bën të kundërtën e qëllimeve të kishës, pasi që ato sjellin mundësi të panevojshme të tensionit.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img