19,09,2024

Rruga e ‘Fidanishtes’ merr emrin e veprimtarit Ramadan Kelmendi

Must Read
dsc_0058-1

“Ne sot mund t’i themi Ramadanit se Mitrovica është stabilizuar shumë në aspektin e sigurisë dhe se incidentet ndëretnike janë shumë të rralla. Po ashtu mund t’i themi se ura po rregullohet për t’u liruar plotësisht për lëvizje e qarkullim të lirë dhe  se përfundimisht “Trepça” i shpëtoi likuidimit”, tha ndër të tjera kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, me rastin e vendosjes së pllakës së të ndjerit Kelmendi.

Bashkëveprimtari i Ramadan Kelmendit, profesor Skender Skenderi, që të dy ish nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, para lufte, tha se kryetari i komunë Agim Bahtiri dhe Kuvendi i Komunës së Mitrovicës, me këtë vendim, kanë nderuar dhe vlerësuar, jo vetëm atdhetarin Ramadan Kelmendi, por të gjithë delegatët e asaj kohe të Kuvendit të Kosovës dhe bashkëveprimtarët tjerë të tij.
“Meqë rrugën do ta shfrytëzojnë breza të tërë me shekuj, atëherë kjo do të thotë se aq do të kujtohet edhe veprimtari Ramadan Kelmendi”, tha ndër të tjera profesor Skenderi.
Në këtë event folën edhe Mulla Asllan Murati dhe familjarët e veprimtarit Ramdan Kelmendi, e bija Meleke Kelmendi dhe motra Emine Kelmendi-Jusufi.
Vendosja e pllakës  me emrin e veprimtarit të dalluar dhe intelektualit të njohur nga Mitrovica, Dr Ramadan Kelmendi, në këtë rrugë është bërë në prani të kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, nënkryetarit Safet Kamberi, familjarëve të të ndjerit, bashkëveprimtarëve dhe shumë shokëve, miqve  e dashamirëve të tij.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

U mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi

Paraditen e sotme, në ambientet e Teatrit "Adriana" në organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img