01,02,2025

Takimi pozitë-opozitë, kurrfarë sinjali

Must Read
Opozita/ Foto arkiva

Përderisa AAK-ja dhe Nisma presin që të kenë një ftesë zyrtare nga ana e ekzekutivit, përfaqësues të Qeverisë konsiderojnë se ftesa tanimë është bërë. Mirëpo, pavarësisht këtyre, Lëvizja Vetëvendosje nuk pranon të dialogojë edhe po që se merr një ftesë zyrtare. Përfaqësues të LVV-së thonë se do të shkojnë në takim vetëm nëse pranohet të shqyrtohet pesëpikëshi i propozuar nga kjo parti, lidhur me po këtë marrëveshje.

Nga ana tjetër, përfaqësues të partive në pushtet konsiderojnë se opozita nuk duhet të vërë fare kushte para takimit. Por, gjersa deputetë nga PDK-ja thonë se kryeministri tanimë ia ka bërë ftesën opozitës, deputetë të LDK-së vlerësojnë se më e rrugës do të ishte të bëhej një ftesë direkte, në të cilën do të ofroheshin më shumë hollësi.

Kurse, njohësit e rrethanave politike në Kosovë mendojnë që ky takim nuk ka përse të thirret nëse qëllimi i tij është të mbetet sërish versioni i njëjtë i Marrëveshjes së Demarkacionit. Në të kundërtën, sipas tyre, një dialog i tillë do të ishte më se i pritur. Megjithëkëtë, ata janë shprehur skeptikë nëse diskutimi do të sjellë rezultate konkrete.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

Më 25.01.2025, rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një rast të lëndimit trupor (therje me thikë)...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img