19,09,2024

Kuvendi i Kosovës është anëtarësuar në një institucion tepër të rëndësishëm

Must Read

Paragrafi I 13-të I Rezolutës 2094 (2016) parashikon ngritjen e nivelit të bashkëpunimit të APKE-së me Kuvendin e Kosovës. Sot gjatë Sesionit të Katërt të Rregullt të APKE-së ky venim u ratifikua me shumicë votash.  Sipas këtij vendimi, që prej janarit të vitit 2017, Kosova ka të drejtë të caktojë një delegacion të përbërë nga tre (3) anëtarë,  pozitë,  opozitë, dhe  minoritet.

Vlen të theksohet se përfaqësuesit e Serbisë dhe vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën kanë lobuar që të ia pamundësojnë delegacionit nga Kuvendi I Kosovës pjesëmarrjen në punimet e APKE-së. Delegacioni I Kosovës në bashkëpunim me delegacionin e Kuvendit të Shqiprisë të cilin e udhëheqë znj. Valentina Leskaj si dhe me anëtarët e shteteve mike të Republikës së Kosovë zhvilluan lobim të fuqishëm.

Në veçanti delegacioni I Kuvendit të Kosovës falënderon znj. Valentina Leskaj e cila është edhe pjesë e Byrosë të APKE-së për angazhimin e saj me përkushtim gjatë mbledhjeve të Byrosë, ​Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci, Seancave Plenare që Kuvendit të Kosovës të i jepet e drejta që të përfaqësohet me delegacionin e tij për here të parë ne APKE-së, institucion në të cilin bëjnë pjesë delegacionit e 47-të vendeve anëtare të ketë mundësi për lobim, asistencë të ndryshme të cilat bëhen në KE dhe zhvillim dhe ndërtimin e diplomacisë parlamentare.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

U mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi

Paraditen e sotme, në ambientet e Teatrit "Adriana" në organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img