Pas largimit të Çezare Bexhit nga drejtimi i durrsakëve, këta të fundit kanë gjetur një tjetër emër nga përtej Adriatikut për t’i dorëzuar drejtimin e skuadrës për vazhdimin e sezonit.
Bëhet fjalë për Alberto Bollino, ish-futbollist italian dhe trajner i ekipeve në kategoritë e ulëta italiane apo akademive për shumë vite para se t’i bashkohej Edi Rejas, duke u bërë ndihmësi i tij në skuadrat e Lacios dhe Atalantës.
60-vjeçari ka pranuar ofertën që i është bërë nga drejtuesit e klubit dhe do të vihet shpejt në drejtimin e skuadrës, duke vazhduar punën e lënë në mes nga Bexhi, me synimin për të larguar sa më parë ekipin nga vendet e fundit në klasifikimin e Superiores.
.