Ministri portugez i Mbrojtjes, Azeredo Lopes, ka thënë se kushtet strategjike dhe operacionale për dërgimin e forcave ushtarake vendore kanë ndryshuar.
“Siguria dhe stabiliteti në Kosovë është përmirësuar dhe kemi një zhvillim më normal në Kosovë”, ka thënë ai.
Këshilli i Lartë i Mbrojtjes Kombëtare ka thënë se tërheqja nga Kosova do të nis në çerekun e dytë të vitit 2017 dhe do të përfundojë në muajin qershor.
Në Kosovë aktualisht janë të vendosur 189 ushtarë portugezë në kuadër të misionit të KFOR-it, raporton portali portugez “portocanal”, por që në periudha të ndryshme, si ajo e pasluftës, kjo shifër ka shkuar deri në 300.
KFOR-i momentalisht përbëhet nga një forcë shumëkombëshe prej 5000 trupash.
.