25,11,2024

Gjimshiti dhe e dashura serbe, lajmi i fundit është befasi e madhe (FOTO)

Must Read

Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte në ankth për ndeshjen e së enjtes në mbrëmje me Lihtenshtejnin, ish-e dashura e tij serbe, Alisa Menkovic, argëtohej me mikeshat e saj në një club nate në Zvicër.

Kjo ishte dëshmia e fundit se rrugët e tyre janë ndarë tashmë, pasi lidhja e dashurisë së tyre ka marr fund.

berati

Berat Gjimshiti, i cili ka rezultuar një prej futbollistëve më të rëndësishëm të formacionit bazë në Kombëtaren e futbollit, i ka dhënë fund romancës së dashurisë më të përfolur, për shkak se e dashura e tij ishte një vajzë seksi nga Serbia. Lajmi i ndarjes u mësua pikërisht të enjten, në prag të ndeshjes me Lihtenshtejnin.

Modelja serbe ka qenë në një lidhje publike me futbollistin shqiptar për shumë kohë, një lidhje e ekspozuar rregullisht në rrjetet sociale. Alisa këto ditë ka fshirë çdo foto dhe video që kishte në Instagramin e saj me Beratin, ndërkohë që ka filluar jetën e re prej një femre “single”. Ajo shfaqet e lumtur nëpër klubet e natës në Zvicër, në shoqërinë e mikeshave të saj.

Por ndryshe ndodh me Gjimshitin, i cili nuk ka mundur t’i vërë kryq historisë kaq shpejt. Sipas mediave të Kosovës, ai duket se shpreson në një ribashkim të mundshëm, pasi ende nuk i ka fshirë fotot me të cilat i shprehte dashurinë asaj muajve të kaluar. 23-vjeçari flitet se po e vuan më shumë ndarjen nga e dashura, gjë që shpresojmë të mos ndikojë në lojën e tij në fushë në ndeshjet e ardhshme.

berati alisa

Nuk dihen arsyet që i çuan në ndarje, edhe pse ata kishin bërë plane për martesë së shpejti. Berat Gjimshiti ishte prurja më e re e Kombëtares shqiptare në ndeshjen me Danimarkën. Me dëmtimin e Elseid Hysajt, ai luajti titullar duke lënë shije shumë të mirë te tifozët kuqezi dhe tek analistët e futbollit. Berati tregoi siguri në fushën e lojës, edhe pse përballë kishte kundërshtarë jo shumë të lehtë.

Gjimshiti ka lindur në Zyrih më 19 shkurt 1993 dhe është 1,90 m i gjatë. Karrierën futbollistike e ka nisur pranë Zurich-Affoltern dhe më pas kaloi tek ekipi i Zurichut, ku luan edhe sot. Ai ka luajtur me Kombëtaren U-18, U-19 dhe U- 21 të Zvicrës, por në fund pranoi të luante për Kombëtaren e origjinës së tij.

Por, edhe pse shumë i ri në moshë, Berat Gjimshiti kishte në krah një të dashur shumë simpatike,me të cilën kishte lidhje të konsoliduar. Sigurisht që një djali 1.90 metra të gjatë do t’i shkonte një super-femër në krah, e cila jetonte në Zyrih me Beratin. Gjimshiti ka lindur në Zyrih më 19 shkurt 1993, por origjina e tij është nga Tërnoci i Madh (në Jug të Serbisë). Ai komentohet si një nga djemtë më seksi të Kombëtares.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6. 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img