Gratë deputete të Ferizajt e ku mori pjesë edhe deputetja e Parlamentit të Kosovës Mexhide Mjaku-Topalli vizituan mamografin mobil në Ferizaj.
Qëllimi i vizitës ishte që ato të njiheshin me aktivitetin e kësaj aparature e cila sipas planit të hartuar më herët tani po qëndron në Ferizaj.
Ato u interesuan për punën e kësaj aparature dhe mundësinë e lëvizjes nëpër fshatrat e Ferizajt që të jetë sa më afër atyre për të cilat kanë nevojë dhe u është dedikuar.
Deputetja Mjaku-Topalli tha se fakti që është mamograf mobil është menduar që ky të shkoi edhe nëpër fshatra dhe tu jepet mundësi edhe grave të atyre vendeve të cilat për ndonjë arsye nuk mund të vijnë deri në Ferizaj.
“Qëllimi i vizitës ishte që të përcjellim punën e mamografit pasi ne si gra deputete edhe ishim inisiatore që të sigurohej një aparaturë e tillë. Por fakti se ky është mamograf mobil është menduar se ky duhet të shkoj edhe në pjesët rurale, pasi këtu në QKMF është mamografi statik.” tha Mjaku-Topalli.
“Fakti se brenda këtij viti janë ekzaminuar 346 paciente na ka shtyrë që të insistojmë që mamografi të dal nëpër fshatrat më të mëdha dhe të jetë më afër grave dhe besoi që do të ishte një numër më i madh i atyre që do të shfrytëzonin shërbimet e kësaj aparature.” tha deputetja Mjaku-Topalli
Ajo tha se do ta ndiente veten të lumtur nëse pas atyre ekzaminimeve që janë bërë të mos ketë raste të kancerit.
“Por do të sërish e lumtur nëse me këtë aparaturë kemi ndihmuar ne ekzaminimin e hershëm të kësaj sëmundje e që me këtë do të shpëtohej edhe jeta e pacientes” tha Mjaku-Topalli.
Edhe kryesuesja e grupit të grave asambliste të Feriajt Mimoza Sojeva-Pajaziti tha se janë duke e shikuar mundësin e sensibilizimit dhe përfshirjes sa më masive të grave në këtë proces.
“Më herët kemi kontaktuar edhe me radiologen Nebahate Avdiu dhe kemi kërkuar që mamografi mobil mos të vendoset në oborrin e QKMF-së pasi këtu është edhe mamografi statik,por ky të vizitoi fshatrat e Ferizajt dhe të jetë më afër pacienteve.Vendosja e mamografit nëpër fshatra do tu ofronte mundësi më shumë grave të viseve rurale për një kontroll e që përmes kësaj të mbrohej shëndeti i tyre. Bëjë apel tek të gjitha gratë që mos të hezitojnë dhe të shfrytëzojnë këtë rast pasi një kontroll këtu mundë të shpëtoi edhe jetën” tha Sojeva-Pajaziti.
Aj në fund ka kërkuar që mos të politizohet rasti i mamografit pasi ky është në shërbim të të gjithë qytetarëve .
Në anën tjetër përgjegjës të mamografit mobil e konsideronin si jot ë parshtatshëm për aparaturën për shkak ndjeshmërisë dhe stabilitetit të rrymës. Por për këtë drejtoresha e QKMF-së Ibadete Bucaliu-Ismajli tha se janë duke hartuar planin që ky projekt të arrij qëllimin për çka është dedikuar.
“Fakti se lëvizja e shpeshtë e mamografit sipas përgjegjësve teknik do të ndikoi në ndjeshmërinë e aparaturës na ka shty që të bëjmë planë tjera dhe tu japim mundësi të gjithë atyre që duan t bëjnë ekzaminimin me këtë aparaturë. Kemi bërë përgatitjet dhe do të fillojmë organizimin që të gjitha të interesuarat ti sjellim në QKMF për ekzaminime. Trasnporti do të sigurohet nga QKMF.Ditëve në vijim do të bëjmë publik planin dhe kohën në cilat fshatra do të fillojmë me këtë projekt.” Ka thënë Ibadete Bucaliu-Ismajli.
Sipas drejtoreshës Bucaliu-Ismajli edhe pse pritet që mamografi në Ferizaj të qëndroi deri më 17 Tetor,sipas nevojës dhe interesimit do të zgjatet koha e qëndrimit të tij në Ferizaj.