26,11,2025

NËSE DËSHIRON PUNË, PARA OSE HIQ BREKËT

Must Read

Shkruan: Saranda R.Shala  

Të rinjtë e Kosovës kanë mbetur të anashkaluar për shkak të papunësisë, e cila është më e larta në rajon, si dhe për shkak të një pasigurie ekonomike, sociale dhe politike që mbretëron në vend.Popullata e Kosovës, skajshmërisht po përballet    me situata të vështira, madje edhe ekzistenciale.Vendi ynë karakterizohet si popullata më e re në Evropë, rini e shëndetshme dhe e aftë për punë, por mungesa e perspektivës ka bërë që të ndihen të pa sigurt për të sotmen dhe të nesërmen e tyre.

Ëndrrat e tyre për studime,sakrificat e tyre studentore, mbeten vetëm iluzione të hidhura,pasi pjesa më e madhe, kur mbarojnë studimet themelore apo te nivelit Master,mbeten pa punë duke bredhur rrugëve apo shkojnë të ngushëllohen nëpër kafeteritë e stërmbushura, të cila tregojnë vetëm mjerimin e një vendi.

Në vorbullën e mjerimit migjenian të një shoqërie të papërgjegjshme, papunësia  sigurisht që mbetet dhe një shqetësim i madh psikologjik.Kjo dukuri, e cila e shqetëson me vite  rininë shqiptare shndërrohet gradualisht në një shoqëri krimi dhe shoqëri depresive.

Shumica prej tyre humbin motivimin dhe fillojnë gradualisht të dorëzohen nga vet jeta. Nga ky problem i rëndë social, si për femrat, ashtu dhe për meshkujt, më të viktimizuarat mbetet gjinia femërore,kur shpesh u kërkohet që t’u plotësojnë punëdhënësve  apo  eprorëve kërkesat e ndryshme të kënaqësive seksuale.Kurse tek meshkujt ndodhë  e kundërta kushtëzohen me para.

Rast konkret për ta pare më mire, qoftë dhe vizualisht kishim kryetarin e Bashkësisë Peshkopisë,Shukri Xhelilin i cili për një vend pune i kërkoi favor seksual 20 – vjeçares..Raste të tilla sigurisht që ka me bollëk, vetëm nuk janë shfaqur.

Këto ndodhin në gjyqësor, në arsim, shëndetësi etj.Në të shumtën e rasteve një vend pune   blihet me para, por në pamundësi të parave, vendi i punës këmbehet me anën seksuale. Janë dy anët më negative korruptive që kanë zënë kupolën qeveritare.

Në kuptimin e mirëqenies shëndetësore, si popullatë e dalë pas tmerreve të luftës, është dashur ta kuptojmë seriozisht ndikimin psikologjik dhe të situatave stresogjene, që në mënyrë të organizuar të trajtohemi në frymë institucionale.

Stresi i vazhdueshëm, dorëzimi, demoralizimi, mungesa e faktorëve motivues, pritjet e gjata, shkaktojnë ankth dhe gjendje depresive, kështu rrisin dhe nxisin në nivel akoma me të lartë dhe sëmundjet e tjera.

Po ashtu gjendja ekonomike e një vendi ka dhe ndikim social. Mungesa e mjeteve financiare prek dhe vlerat kulturore të një komuniteti. Në një vend ku nuk është e zhvilluar kultura, shëndetësia, niveli i arsimimit, padyshim nuk mund të ketë rini të shëndoshë e as të ardhme të mirë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img