25,11,2024

Edward Snowden për Allo : “Mos e përdorni”

Must Read

Pas lançimit të aplikacionit të mesazheve ‘Allo’ nga Google dhe bot-it të tij ndihmës i pajisur me sistem IA, ekspertët e sigurisë thonë se më këtë, Google ka shkelur pretimin e bërë më parë për mbrojtjen digjitale të përdorueseve të tij. Profesionisti Edward Snowden reagoi menjëherë pas daljes së aplikacionit të mërkurën, duke thënë se ai nuk ishte gjë tjetër veç se një mjet tjetër për surveimin e shtetasve të Shteteve të Bashkuara.

Deklarata bie në kundërshtim me konferencën I/O të mbajtur nga Google në Maj. Atje Google demonstroi aplikacionin e ri, duke premtuar se Allo mund të kodonte mesazhet e përdorueseve për t’i bërë ato më të sigurtë, dhe të palexueshëm.

Ai ka edhe opsionin ‘inkonjito’ i cili siguron privatësi maksimale sipas Google. Madje mund të zgjidhni edhe opsionin për t’i fshirë mesazhet sapo personi ku i keni dërguar t’i lexojë ato.

Megjithatë Snowden konsiston në mospërdorimin e këtij aplikacioni, pasi e konsideron atë më të pasigurtë se aplikacionet tradicionalë të mesazheve si WhatsApp dhe Messenger.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img