22,12,2024

Apostolova: BE kërkon të shohë dënime në rastet e korrupsionit

Must Read
Natalya Apostolova , shefe e BE-së në Kosovë

Apostolova ka thënë se vetëm në atë mënyrë do të ishte e mundur realizimi i marrëveshjeve në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

“I ftoj udhëheqësit politik që të kalojnë dallimet dhe të punojnë së bashku për të ardhmen e Kosovës në Evropë. Shpresoj që ngjarjet e sotme do të na ndihmojnë që ta sjellin më afër marrëveshjeve të mira në mes të BE-së dhe Kosovës të cilat sjellin vetëm të mira për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Apostolova, transmeton zeri.info.

Megjithatë ajo ka pasur edhe një porosi konkrete për Qeverinë e Kosovës në mënyrë që të siguroj një të ardhme evropiane.

“Ne duam të shohim demokraci në Kosovë. Duam progres por edhe sundim të ligjit dhe luftim të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sundimi i ligjit është sfida më e  madhe për Kosovën aktualisht. Këto probleme nëse nuk adresohen mirë mund të dëmtojnë shumë afrimin e Kosovës me BE-në.  BE dëshiron që të shoh rezultate të qarta në luftimin e korrupsionit. Hetime dhe dënime në këtë drejtim”, ka thënë Apostolova.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img