23,12,2024

29 të lënduar nga një shpërthim i fuqishëm në Nju Jork (Foto/Video)

Must Read
Nju Jork

(I plotësuar) – Kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blasio, u ka thënë banorëve se “ne nuk do të frikësohemi”, pas shpërthimit që tronditi qytetin në natën e së shtunës.

Duke folur gjatë një konference për shtyp në afërsi të vendit të shpërthimit, ai tha se çfarëdo që ka ndodhur, njujorkezët nuk do të frikësohen, transmeton lajmi.net

“Tani unë dua të jem i qartë, çfarëdo shkaku, çfarëdo qëllimi të ketë ky shpërthim, njujorkezët nuk do të frikësohen dhe nuk do të lejojnë askënd të na ndryshojë çfarë jemi apo si ne jetojmë”, ka deklaruar de Blasio.

Sipas informacioneve të para, kreu i Nju Jorkut ka pohuar se “ky akt ishte i qëllimshëm”, ndonëse në përpjekje për t’i qetësuar qytetarët, ka thënë se shpërthimi nuk kishte lidhje me terrorizëm. /lajmi.net

Mayor Bill de Blasio, center, and NYPD Chief of Department James O'Neill, center right, speak during a press conference near the scene of an apparent explosion on West 23rd street in Manhattan's Chelsea neighborhood, in New York on Saturday

***

Sipas Daily Mail nga shpërthimi janë lënduar të paktën 29 persona, derisa policia po heton edhe një bombë të dytë të mundshme në një që dyshohet se ndodhet në një tenxhere me presion, transmeton Express.

Pamjet e tmerrshme që vijnë nga atje, tregojnë shpërthimin që ndodhi në një lagje të pasur të Neë Yorkut. Krejt kjo ka ndodhur rreth orës 8:30 sipas kohës lokale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img