Arifi ka thënë, se objekti kishtar i cili gjendet në oborrin e Universitetit të Prishtinës për të kurrë nuk do të jetë objekt religjioz por si “monument i terrorit ” të shtetit Serb gjatë viteve 90, shkruan lajmi.net.
Sipas tij, objekt është shembull i kundërt i asaj që sot tha Presidenti i Kosovës.
Ja reagimi i plotë i Avni Arifit në Facebook:
“Objektet fetare janë të shenjta pavarësisht se cilit besim i takojnë. Të gjitha objektet duhet të ruhen jo vetëm nga institucionet por edhe nga qytetarët posaqërisht shqiptarë të cilët edhe ashtu ndërshekuj i kanë ruajtur këto objekte. Objekti në kampusin universitar për mua si qytetarë kurrë nuk do të shihet si objekt religjioz por si “monument i terrorit ” të shtetit Serb gjatë viteve 90. Kurrë sdo ta shoh si kishë dhe kurrë sdo ta shoh si objekt që duhet të mbrohet. Ky objekt është shembull pikërishtë i kundërt i asaj që sot tha Presidenti i Kosovës. Ky objekt nuk është as dëshmi e tolerancës e as dëshmi e mburrjes së askujt Presedniće Taći.
“Çdo objekt fetar në Kosovë është dëshmi e tolerancës dhe dialogut ndërfetar që vazhdojmë t’i kultivojmë dhe me të cilët mburremi të gjithë- Hashim Thaçi”. Ky objekt nuk është i tillë as kurrë nuk do të jetë:, shkruan Avni Arifi. /Lajmi.net/