11,09,2025

Shpalosen detajet e Gjykatës Speciale,premtohet mbrojtje e dëshmitarëve

Must Read
Gjykata Speciale

Ajo prezantoi faqen e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Internet (www.scp-ks.org) dhe shpjegoi shkurtimisht parimet e politikës së komunikimit dhe informimit të Dhomave.

Dr. Donlon theksoi se emërimi i saj si Administratore e Zyrës Administrative të Dhomave të Specializuara në prill 2016 shënon jetësimin zyrtar të institucionit të Dhomave të Specializuara, raporton lajmi.net

“Kam nderin dhe privilegjin tё shërbej si Administratore e Dhomave tё Specializuara tё Kosovёs. Njё Zyrë Administrative funksionale ёshtё njё ndёr elementёt kyҫ tё njё gjykate efikase. Jam e përkushtuar pёr realizimin e mandatit tё Dhomave dhe mundёsimin e gjykimeve tё sigurta, tё paanshme, tё drejta dhe të efektshme para Dhomave”, deklaroi ajo.

Dr. Donlon falënderoi të gjithë ata që kanë mbështetur krijimin e Dhomave të Specializuara gjatë periudhës përgatitore, veçanërisht autoritetet e Kosovës, Bashkimin Evropian, EULEX-in, shtetet e treta kontribuuese dhe shtetin pritës – Mbretërinë e Vendeve të Ulëta.

Zyra Administrative është përgjegjëse për administrimin dhe shërbimet për Dhomat e Specializuara si dhe për kryerjen e tё gjitha funksioneve të tjera tё nevojshme dhe të bashkëngjitura. Duke qenë e pavarur dhe e paanshme nga natyra, kjo zyrë u ofron shërbime të gjitha organeve dhe pjesëmarrësve në procedurat gjyqësore. Zyra Administrative përfshin, ndër të tjera, Njësinë për Mbrojtjen dhe Mbështetjen e Dëshmitarëve, Njësinë e Mbrojtjes, Njësinë e Pjesëmarrjes së Viktimave, Njësinë e Administrimit Gjyqësor, Njësinë e Paraburgimit, Avokatin e Popullit dhe njësi të tjera për mbështetje administrative dhe gjyqësore.

“Ligji parashtron kuadrin për masa të forta për mbrojtjen e dëshmitarëve, duke respektuar plotësisht të drejtat e të akuzuarve. Ne synojmë të zbatojmë standardet më të larta të mbrojtjes së individëve të cilët mund të jenë të rrezikuar për shkak të pjesëmarrjes së tyre në procedurat gjyqësore. Kësaj çështjeje ne i kushtojmë rëndësi shumë të madhe,” theksoi dr. Donlon, raporton lajmi.net

Zyra Administrative gjithashtu luan rol kyç në garantimin e të drejtave të çdo të dyshuari apo të akuzuari. Njësia e Mbrojtjes në kuadër të Zyrës Administrative administron listën e avokatëve të të akuzuarve, të cilët kanë të drejtën e ushtrimit të profesionit para Dhomave të Specializuara dhe një sistem përfaqësimi për të akuzuarit që nuk kanë mjete financiare të mjaftueshme. Të drejtat që u garantohen të akuzuarve janë në përputhje me standardet e përcaktuara nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Dhomat e Specializuara mundësojnë pjesëmarrjen në procedura gjyqësore të viktimave që kanë pësuar dëm të drejtpërdrejtë nga një krim brenda juridiksionit të tyre. Njësia e Pjesëmarrjes së Viktimave do të fillojë administrimin e procesit të kërkesave të viktimave për pjesëmarrje në proceset gjyqësore dhe të këshillimit të tyre.

Procesi i përzgjedhjes së Kryetarit të Dhomave të Specializuara dhe gjykatësve në Listën e Gjykatësve Ndërkombëtarë sapo ka filluar dhe kryhet nga një komision përzgjedhës i pavarur, në përputhje me dispozitat e Ligjit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Pas emërimit të Kryetarit të Dhomave dhe gjykatësve, do të punohet për miratimin e një dokumenti ligjor thelbësor, Rregullores së Procedurës dhe Provave, e nevojshme për kryerjen e procedurave gjyqësore.

Një proces tjetër i rëndësishëm është rekrutimi i punonjësve të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, i hapur për shtetas tё shteteve anëtare tё BE-sё dhe tё shteteve tё treta kontribuuese. Në dy Ftesat për Aplikime të kohëve të fundit u afishuan pothuajse 100 vende pune dhe është në vijim e sipër një proces i gjerë rekrutimi.

Deri në ratifikimin e Marrëveshjes me Shtetin Pritës nga Mbretëria e Vendeve të Ulëta që do të mundësojë fillimin e veprimtarisë gjyqësore, Marrëveshja e Përkohshme me Shtetin Pritës aktualisht mundëson bazën ligjore për një sërë hapash operativë dhe administrativë të nevojshëm në këtë fazë.

Në fund dr. Donlon theksoi përkushtimin e saj për një komunikim transparent me mediat dhe publikun.

“Përurimi i sotëm i faqes tregjuhëshe të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Internet shënon fillimin e komunikimit tonë të drejtpërdrejtë me mediat dhe publikun”, përfundoi ajo.

Më gjerësisht rreth rolit të Zyrës Administrative dhe për biografinë e dr. Donlon mund të lexoni në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar: www.scp-ks.org/ Lajmi.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img