AKR ka shprehur dhembjen dhe pikëllimin e thellë për lajmin e ndarjes nga jeta të Heset Cakollit. Kjo parti e konsideron humbje të madhe vdekjen e intelektualit Cakolli, transmeton lajmi.net
Telegrami i plotë i AKR-së:
Me dhembje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të intelektualit dhe ish deputetit të Parlamentit të Kosovës nga radhët e Aleancës Kosova e Re, z.Heset Cakolli.
Përveç veprimtarisë së tij politike në Kosovë, z.Heset Cakolli do të kujtohet edhe si mik i afërt dhe bashkëpunëtor shumëvjeçar i Aleancës Kosova e Re, kontributi i të cilit në aspektin politik dhe në atë social ishte i jashtëzakonshëm.
Me këtë rast Aleanca Kosova e Re, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të të ndjerit, z.Heset Cakolli, me bindjen që në këto momente të vështira, familja Cakolli do të gjej kurajo dhe forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe për të gjithë ne.