22,12,2024

Qeveria dhe opozita injorojnë propozimin e Mujës për demarkacionin

Must Read
Demarkacioni

Kjo për faktin se ky propozim nuk po gjënë mbështetje as tek Qeveria, por as partitë në opozitë.

Përderisa Qeveria vlerëson se versioni aktual është në rregull dhe duhet të ratifikohet, opozitarët po insistojnë për anulim të kësaj marrëveshje.

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Mustafa e ka vlerësuar si të pabazë propozimin e deputetit Muja.

Madje, ai thotë se deputeti Muja këtë propozim është dashur ta dërgoj tek Komisioni Shtetëror e jo ta shpalos nëpër media.

“Ne si Qeveri besojmë që propozimi i Komisionit shtetëror është i drejtë. Ne jemi duke biseduar më të gjitha palët të cilat kanë pasur lidhje me atë kufi. Të gjitha informatat qe i kemi marrë deri tash thonë se versioni aktual është i drejtë. Ne jemi duke punuar me të gjitha palët që kjo marrëveshje të ratifikohet kur të del herën tjetër në Kuvend. Për më shqyrtu propozimin e deputetit Muja, ai do të duhej t’i drejtohej Komisionit shtetëror dhe ata më vlerësuar në aspektin profesional se a ka farë bazë. Sepse ne nuk besojmë qe ka”, ka thënë Gecaj për Indeksonline.

Edhe në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo e cila në vazhdimësi e ka kundërshtuar versionin aktual të demarkacionit, nuk e kanë mirëprit propozimin e deputetit të pavarur.

Nënkryetari i kësaj partie, Ahmet Isufi, thotë se qëndrimi i kësaj partie është që komisioni aktual duhet të shkarkohet dhe marrëveshja të kthehet në pikën zero.

“Ne kemi qëndrimin tonë që nga fillimi se bazuar në hartat dhe dokumentacionet relevante dhe nga ekspertiza të cilën e kanë ofruar ekspertët me eminent të Kosovës, pikat kufitare ekzistojnë në Çakorr dhe në Kullën e Zhlepit. Prandaj, asnjë variant tjetër, i cili dëmton territorin e Kosovës, nuk mund të kalojë”, ka thënë Isufi.

Isufi madje ka thënë se AAK nuk i komenton propozimet të cilat mund të dëmtojnë interesin e vendit.

Një ditë më parë, deputeti Shaip Muja në një letër dërguar Kryesisë së Kuvendit dhe shefave të Grupeve Parlamentare ka propozuar që zonat në të cilat ka kundërshtime nga një pjesë të spektrit politikë në Kosovë të rinegociohet me Malin e Zi, ndërsa pjesa tjetër e kufirit, e cila nuk kontestohet nga asnjëra palë të ratifikohet në Kuvend.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img