28,04,2024

Veteranët i kërkojnë qeverisë zgjidhje të përhershme për pensionet

Must Read
Veteranet / ARKIV

Elezaj i ka bërë thirrje Qeverisë të bëjë një zgjidhje të përhershme sa i përket buxhetit për pensionet e veteranëve.

Ai ka thënë për “Epoka e re” se për ta tejkaluar këtë krizë, Qeveria mund t’i marrë mjetet nga Fondi i Privatizimit.

Elezaj ka thënë se përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë kontaktuar edhe me OVLUÇK’në dhe, sipas tij, ata nuk përzihen deri në atë masë siç po deklarohen zyrtarët qeveritarë.

“Dyshoj se mungon vullneti nga ana e institucioneve për të bërë një zgjidhje të përhershme për pensionet e veteranëve”, ka theksuar ai, duke shtuar se thirrja e tyre konkrete për Qeverinë është se të gjithë veteranët e UÇK’së duhet të paguhen.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img