27,04,2024

Agron Selmani jep dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit në KF Ferizaj

Must Read

Në mbledhjen e mbajtur me datën, 13.09.2016, Kryesia e Klubit Futbollistik “Ferizaj” , ka aprovuar dorëheqjen e kryetrajnerit të klubit, z. Agron Selmani, edhe pse arsyet e dorëheqjes ishin të paqarta dhe te pa bazauara për ne.
.
Sido që të jetë, kryesia e klubit, falënderon z. Selmani për angazhimin dhe kontributin e dhënë në periudhën e deritanishme. Gjithashtu, kryesia e Klubit Futbollitik “Ferizaj”, e çmon lartë angazhimin dhe profesionalizmin e treguar të tij në këtë periudhë kohore.
.
Ne, si kryesi e klubit, jemi në bisedime me disa trajnerë, dhe jemi duke analizuar edhe rrethanat e tjera që sollën dorëheqjen e zotit Selmani nga posti i krytrajnerit të klubit.
.
Ditëve në vijim, Kryesia e Klubit do të bëjë përzgjedhjen e kryetrajnerit të ri, me qëllim që kjo zgjedhje të jetë e pranueshme për të gjithë ne dhe për tifozerinë tonë shumë të respektuar
.
Klubi Futbollistik, “Ferizaj”, ka një traditë të gjatë të garës, dhe nisur nga kjo ne si kryesi e klubit, dëshirojmë ta sigurojmë tifozerinë dhe të gjithë mbështetësit e klubit tonë, se do të vazhdojmë edhe më fuqishëm në ndjekje të rezultateve sa më të mira në Superligën e Kosovës.
.
Me respekt

Kryesia e KF “Ferizaj” – Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img