Selimi i cili disa herë ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mos formimin e ushtrisë, ka shkruar se me ushtri, integriteti territorial do të ishte i pashkelshëm.
Ai po ashtu ka thënë se as Serbia nuk do të mundë ta kërcënonte vendin nëse Kosova do të kishte ushtrinë e saj, dhe vendi do të ishte kandidatë, apo anëtarë i NATO-së, shkruan lajmi.net
Postimi i plotë i Selimit:
Sikur ta kishim Ushtrinë tonë!
– Sikur Kosova ta kishte Ushtrinë e armatosur e të paisur, integriteti teritorial vendit do të ishte i pashkelshëm.
– Sikur Kosova ta kishte Ushtrinë e armatosur e të paisur, Sovraniteti i vendit do të i paprekshëm.
– Sikur Kosova ta kishte Ushtrinë e saj të paisur e të armatosur Kosova nuk do të ishte një target i kërcënimeve të Serbisë.
– Sikur Kosova ta kishte Ushtrinë e armatosur e të përgatitur mirë qytetari i Republikës do të kishte më shumë besim e shpresë për të ardhmen në Kosovë.
– Sikur Kosova ta kishte ushtrinë të paisur dhe të armatosur ne do të ishim partnerë të denjë dhe kandidat (apo anëtar) për anëtarësim në NATO.
– Sikur Kosova vërtetë të ishte e forcuar me Ushtrinë e saj, qytetari i Republikës do të ishte më i fortë
– Ne i kemi FSK-në e Policinë, por kemi nevojë për më shumë.
– Sikur ta kishim edhe Ushtrinë…!