Sulmi i sotëm ka ndodhur në Shikarpur në Provincën Sindh, ku në sulmin në një xhami shiite vitin e kaluar, u vranë 60 persona.
Zyrtari policor, Bahardin Kerio ka thënë se sulmi ka ndodhur gjatë lutjeve të myslimanëve për festën e Kurban Bajramit.
Ai ka thënë se një sulmues i dytë, që dyshohet të ishte sulmues vetëvrasës, është plagosur.
Askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm por sulme të ngjashme në të kaluarën kanë kryer grupe ekstremiste, siç është Lashkar-e-Jhangvi.
Grupi ekstremistë sunitë i konsideron shiitët si heretikë dhe shpesh i ka sulmuar gjatë viteve të fundit.
Pakistani është me shumicë myslimanë sunitë por shiiitët përbëjnë një të pestën e popullsisë.