25,10,2025

Tekstet e historisë pa terma fyese

Must Read
Anila Statovci-Demaj

Kjo pasi të gjitha tekstet e historisë janë rishikuar në kuadër të rishikimit të të gjitha teksteve që i ka bërë Ministria e Arsimit gjatë këtij viti kalendarik. Zëvendësministrja e Arsimit, Anila Statovci-Demaj,  ka thënë në një intervistë për Kosovapress se librat e historisë janë pastruar nga termat fyes apo urrejtës.

Zëvendësministrja Statovci ka theksuar se edhe librat që janë rishikuar tani e edhe librat e rinj që do të hartohen me rishikimin e planprogrameve të reja, si bazë do ta kenë parimin faktues.

Por, Statovci është shprehur se në tekstet e reja të historisë, më shumë hapësirë do të duhet t’i kushtohet historisë së re të Kosovës pasi sipas saj, “ askush tjetër nuk mund ta shkruaj atë më mirë se sa vet ne”.

Megjithatë, ankesat e kahershme të qytetarëve, prindërve etj. se në librat e historisë nuk paraqitet fare komandanti legjendar i UÇK-së  Adem Jashari dhe familja e tij, Statovci i ka demantuar duke thënë se Adem Jashari madje paraqitet me fotografi në librin e historisë së klasës së V-të.

Mirëpo, Statovci është shprehur se heroi Adem Jashari dhe familja e tij paraqiten varësisht prej planprogramit në cilin kapitull apo në cilën klasë, duke e pas parasysh edhe moshën e nxënësve.Zëvendësministrja e Arsimit, ka thënë se sa i përket rishikimit të teksteve të kësaj natyre kanë pasur edhe bashkëpunimin e plotë të autorëve të teksteve, pasi vet autorët kanë qenë ata të cilët i kanë rishikuar tekstet e tyre.

Andaj, Statovci i ka falënderuar publikisht për bashkëpunimin, siç ka thënë ajo që e kanë treguar në këtë drejtim

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img