09,01,2026

Aparatet kryesore në QKUK, janë të prishura

Must Read

Aparati për kryerjen e koronarografisë, pajisja për thyerjen e gurëve në veshka, si dhe mamografi mobil, që përdoret për diagnostikimin e kancerit te femrat, janë vetëm tri pajisjet kapitale të QKUK-së që nuk punojnë.

Pacientët po detyrohen që ekzaminimet e nevojshme që kryhen me këto pajisje t’i bëjnë në sektorin privat shëndetësor, derisa QKUK-ja ka alarmuar se shkurtimi i buxhetit për servisimin e pajisjeve mjekësore mund ta krijojë një krizë të thellë brenda spitalit.

Ali Ulaj, shefi i shërbimit të pajisjeve biomjekësore në QKUK, ka thënë për “Zërin” se janë diku 95 për qind e pajisjeve mjekësore të nivelit më të ulët diagnostik që mirëmbahen prej sektorit të mirëmbajtjes së QKUK-së. Kurse, janë afërsisht 5 për qind të pajisjeve më të sofistikuara që mirëmbahen prej serviseve të jashtme. /Zeri

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vdes Ali Sadriu, ish-ministër i Financave

Ka vdekur në moshën 75-vjeçare, Ali Sadriu, ish-ministër i Financave dhe ish-drejtor ekzekutiv i QKUK-së. Lajmin për vdekjen e tij...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img