05,09,2025

Rinia e PDK-së për Bajram ishte pranë familjeve dhe fëmijëve në nevojë

Must Read

Të rinjtë e PDK-së, shpërndarjen e pakove ushqimore e kanë bërë në lagje të ndryshme të Prishtinës, në të cilat lagje fatkeqësisht jetojnë një numër i konsideruar i familjeve në nevojë, që kanë kushte të rënda sociale dhe ekonomike.

Kryetari i rinisë së PDK-së, dega në Prishtinë, Triumf Sadikaj, tha se “Në këtë ditë të shenjtë të sakrificës për besimtarët islamë, kemi organizuar shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë dhe për fëmijët e SOS fshatit, kategori që duhet të ju qëndrojmë pranë çdo ditë, duke përfshirë edhe ditët e festive!”. Ky aktivitet human, tashmë është aktivitet tradicional i të rinjve të PDK-së, të cilin do ta zhvillojnë edhe në të ardhmen, deri sa gjendja e këtyre familjeve në Prishtinë të përmirësohet.

Me këtë aktivitet human në festën e Kurban Bajramit, Rinia e PDK-së, uron të gjithë besimtarët e fesë islame dhe Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës, duke ju dëshiruar shëndet, paqe e lumturi.

pdk1_1473697350-4700126

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nga 4 deri më 6 shtator do të mbyllen përkohësisht rrugët kryesore të Kosovës, zbulohet arsyeja

Policia e Kosovës ka njoftuar se rrugët kryesore të vendit do të mbyllen për qarkullim gjatë tri ditëve të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img