27,12,2024

Dëshmia tronditëse e nënës: E pash Ilmiun të përdhunonte vajzën, por s’fola…

Must Read

“Po, i kam parë që të kryenin marrëdhënie, por kisha turp ta tregoja se do bëhej vajza me fjalë”, ishin deklarimet e saj në Policinë e Fierit. Nga ana tjetër, Selvia, ndryshe nga një ditë më parë, ka thënë se e kishte parë dy a tri herë Ilmiun duke kryer marrëdhënie me të bijën, por nuk ka pranuar ta bëjë publike për shkak të fjalëve, shkruan Panorama.

“I kam gjetur dy a tri herë që kryenin marrëdhënie, por nuk kam dashur t’i hap fjalë vajzës, prandaj nuk kam reaguar, ndërkohë me Ilmiun prandaj bënim sherr çdo ditë. Ai nuk e trajtonte si vajzën e tij, lëreni çfarë thotë tani. Ja, pyesni vajzën”, ka thënë ajo, ndërsa një ditë më parë u shpreh se nuk ishte në dijeni të rasteve.

Por, nga ana e vajzës, nëna 40- vjeçare është denoncuar se nuk e ka mbrojtur përballë ngacmimeve të hershme të njerkut e më pas as nga marrëdhëniet seksuale me dhunë me të. Në dëshminë e dhënë, 12-vjeçarja ka treguar se prej 6 vitesh ishte përdhunuar nga njerku, por në asnjë moment nëna e saj nuk është larguar nga bashkëjetuesi apo ta heqë vajzën nga duart e tij, e jo më të denoncojë rastin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img