Në një deklaratë që mbajti për mediat në përfundim të procesit të votimit, zëdhënësja e Shtabit të Partisë Demokratike në Dibër, Irini Shehu, mjaft optimiste edhe në mimikën e saj, foli për fitoren e kandidatit të djathtë Sherefedin Shehu.
“Procesi ka vijuar i qetë pavarësisht skemës së blerjes së votave dhe veprime kriminale. Tani që procesi ka përfunduar me rëndësi është mbarëvajtja dhe numërimi. Nga informacionet paraprake ka fituar Sherefedin Shehu.”
E pyetur nga gazetarët më konkretisht për entuziazmin e deklaruar për fitoren e Shehut, zëdhënësja tha:
“Prisni dhe pak do ta tregojë vetë rezultati”.
Më herët, deputetja socialiste Blerina Gjylameti e cila ka qenë në terren në Dibër për të menaxhuar procesin zgjedhor, tha se fitorja e kandidatit të majtë gjendet në kutitë e votimit, e në përfundim të procesit sipas saj, Muharrem Rama do të dalë fitues.
“Fitorja e kandidatit tonë është brenda kutive dhe këtë do ta dëshmojmë në fund të numërimit”, u shpreh Gjylameti.