13,05,2024

Grabovci tenton të pajtohet me “idioten”, Brovina e shtynë [video]

Must Read

“Ajo është idiote”. Kjo fjalë që doli dje në media nga goja e Adem Grabovcit për kolegen e tij partiake Flora Brovina, duket se e ka hidhëruar këtë të fundit.

Deputetja më e vjetër e Kuvendit hidhërimin e saj e ka paraqitur sot në seancë, ku nuk u ul në rreshtin ku ulej zakonisht si deputete e PDK-së.

Brovina preferoi që t’u bashkëngjitet ulëseve të deputetëve të pavarur Shaip Muja, Gëzim Kelmendi, Margarita Kadriu dhe Ramiz Kelmendi.

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së sot ka dashur të pajtohet me Brovinën duke e përqafuar atë pak para se të fillojë seanca.

Por përqafimet e Grabovcit duken mos të jenë të mirëseardhura për Brovinën pasi që në filmimin që ka kapur kamera e KosovaPress shihet se si ajo ia shtyn dorën atij sikur mos të dojë që ta përqafojë.

E në këtë moment nuk e ka lënë pa marrë pjesë edhe deputetja Ganimete Musliu. Madje në fytyrën e saj shihet ajo teksa mundohet që t’i pajtojë Grabovcin me Brovinën.

https://youtu.be/HswZXvAgjVg

The post Grabovci tenton të pajtohet me “idioten”, Brovina e shtynë appeared first on GazetaBlic.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img