29,04,2024

Mustafa: Thirrja dhe kërcënimet e VV-së për përmbysje të shtetit nuk gjetën përkrahjen e qytetarëve

Must Read

Kryeministri Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nëpërmes faqes së tij zyrtare në facebook ka falënderuar qytetarët e vendit që sipas tij, sot e dëshmuan dinjitetin e tyre dhe përkushtimin për shtetin, transmeton GazetaBlic.com

Mustafa ka shkruar se thirrja dhe kërcënimet Lëvizjes Vetëvendosje për përmbysje të shtetit nuk gjeti përkrahjen e qytetarëve.

Sipas tij, u dëshmua qartë se qytetarët u besojnë institucioneve të kryejnë punën e shtetit dhe jo rrugës dhe dhunës, transmeton GazetaBlic.com

Ai po ashtu ka falënderuar Policinë e Kosovës, siç ka thënë ai për punën e tyre në nivelin më të lartë për të mbrojtur rendin dhe qetësinë publike dhe institucionet e shtetit.

“Policia sot parandaloi përdorimin e mjeteve të rrezikshme në rrugë dhe në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Siguria është përgjegjësi e shtetit dhe të qytetarëve. Sot u vërtetua edhe një herë përkushtimi i përbashkët për vendin,” ka shtuar ndër të tjerash Mustafa, transmeton GazetaBlic.com

Krejt në fund Mustafa ka shkruar se Qeveria do të vazhdojë me agjendën e saj evropiane dhe euroatlantike si dhe qytetarëve do t’ua mundësojmë të udhëtojnë pa viza./ © GazetaBlic.com /

 

Ky është postimi i plotë i tij:

[quote_box name=””]Të nderuar qytetarë,
Ju edhe sot dëshmuat dinjitetin tuaj dhe përkushtimin për shtetin. Thirrja dhe kërcënimet Lëvizjes Vetëvendosje për përmbysje të shtetit nuk gjeti përkrahjen tuaj.
U dëshmua qartë se qytetarët u besojnë institucioneve të kryejnë punën e shtetit dhe jo rrugës dhe dhunës.
Dëshiroj, po ashtu të falënderoj Policinë e Kosovës për punën e tyre në nivelin më të lartë për të mbrojtur rendin dhe qetësinë publike dhe institucionet e shtetit. Policia sot parandaloi përdorimin e mjeteve të rrezikshme në rrugë dhe në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Siguria është përgjegjësi e shtetit dhe të qytetarëve. Sot u vërtetua edhe një herë përkushtimi i përbashkët për vendin.
Qeveria do të vazhdojë me agjendën e saj evropiane dhe euroatlantike. Qytetarëve do t’ua mundësojmë të udhëtojnë pa viza. IM[/quote_box]

The post Mustafa: Thirrja dhe kërcënimet e VV-së për përmbysje të shtetit nuk gjetën përkrahjen e qytetarëve appeared first on GazetaBlic.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img