21,12,2024

PROFETJA E NJERËZIMIT NËNË-TEREZË

Must Read

Me 04 shtator 2016 u kanonizua/shenjtëruar Nëna Terezë, por mendoj, dëshiroj dhe kam guximin të potencoj që ajo është E PARA FEMËR  PROFETE PËR NJERËZIMIN. Pse kam guxim t’a quaj E Para  Femër Profete e Njerëzimit?

Dihet që ka edhe femra tjera të popujve tjerë që u shenjtëruan por konsideroj që NËNA TEREZË është ndër të parat femra që ka dimensione universal.

Derisa, ndonjë femër tjetër u shenjtërua dhe morri titullin  Shën-X si për shembull Shën Therese në Francë, Shën Birgitta në Suedi, apo Rabia (awliya) në religjioni islam  etj., këto mbetën dhe janë të njohura vetëm për popujt tyre, për idhtarëve të religjioneve të tyre apo të njohura në një kontinent të caktuar.

Kurse, Nëna Terezë dallon shumë nga  femrat tjera që janë të shenjtëruar kurdo dhe kudo  në botë sepse Ajo  kishte koncepte më të gjëra të besimit duke iu përgjigjur të gjitha religjioneve duke apeluar sikurse për krishter ashtu edhe për musliman e duke mos harruar as ateistët. Përvec kësaj, për dallim  nga femrat e tjera që u shenjtëruan Nëna Terezë është e njohur kudo në botë ngase arrit që aktivitetin e saj humanist ta shpërndaj në gjithë rruzullin tokësor. Përafërsisht në 193 shtete të pavarura sa janë në botë, sipas të dhënave të përgjithshme, është shënuar se tanim më ekzistojnë 450 qendra humanitare me emrin Nëna Terezë.

Pra, aktiviteti i saj e dallon nga Shën-X-at tjera sepse ajo kur nuk hezitoj të zgjatë dorën e ndihmës për të gjithë, pavarësisht religjionit, racës apo prejardhjes. Kudo ku shfaqej nevoja përpiqej të ndihmoj duke patur guximin t’i thyejnë edhe normat statike që ishin për një murgeshë dhe vendosi në mënyrë të paligjshme, pra në kundërshtim të normave religjioze, të del në rrugët e botës dhe ti ndihmoj nevojtarët. KY ËSHTË HEROIZMI I NËNËS TEREZËS.

Ajo nuk kërkoj nga asnjë njeri që të bënin konvertime nga një religjion në religjionin tjetër, ajo i donte njerëzit me atë religjion që posedonin, por apelonte tek secili njeri te bëhet njëri më i mirë, si i krishteri, si muslimani, hundisti , ateisti, etj.

Lutjet e saja kishin një shtrirje universaliste dhe në gjithë ato lutje gjithmonë dominonte formula e DASHURISË E PAQES. Kjo formulë e vecantë që u formulua nga Nëna Terezë është një vizion i lartë, i fuqishëm dhe i nevojshëm për botën e milleniumit të tretë që akoma ka plotë sifida. Mirëpo me porositë  që ka lënë pas vetes Nënë Tereza  të gjitha vështirësit mund të sfidohen duke u përballur me to. Vërtetë cdo porosi e saj është që të punojmë dhe veprojmë që të krijojmë një bote të të gjithëve pa patur nevojë që të grupohemi në krishterë, musliman apo ndonjë grupim tjetër.  Porositë verbale e të shkruara të Nënës Terezë, janë slogan në vete për jetesë të cilat mund të mblidhen dhe të validohen si libër i shenjtë për të ardhmën e njerëzimit.

Kështu që, për derisa profet Muhameti është themeltar i Islamit e Jesus Krishti është themeltar i Krishtërimit lirshëm dhe pa ndroje mund të themi se Nëna Terezë është Profetja e Njerëzimit që shpërndante farën e DASHURISË dhe PAQËS, dhe me këtë mund të quhet E Para  Femër Profete e Njerëzimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img