01,05,2024

Volejbollistet e “Kastriotit” përfaqësojnë denjësisht  volejbollin Kosovarë në garat Ballkanike

Must Read

Në datat 1-3 Shtator 2016, në Tirane, në Sheshin “Nëne Tereza” është zhvilluar Kampionati Ballkanik i Beach Volley-it për moshat U-20 (meshkuj e femra).

Pjesëmarrës në këtë aktivitet, përveç ekipeve Shqiptare (3 F + 2 M) , morën pjesë edhe ekipet nga Kosova (2 F + 1 M), Turqia (1 F + 2 M) e Serbia (2 F + 2 M).

Ky aktivitet ndërkombëtarë erdhi pas zhvillimit me sukses të Kampionateve Kombëtare të Beach VoIley-it. Të gjithë këto aktivitete të  organizuara nga Federata Shqiptare e Volejbollit, kishin për qëllim jo vetëm pjesëmarrjen, por edhe promovimin e Beach Volley-it i cili ka potenciale të mëdha zhvillimi duke bërë kështu një përfshirje sa më të madhe në këtë sport.

Në një konkurrencë të fortë ekipet e femrave nga Kosova arritën të radhiten në pozitën e dytë dhe të tretë.

Renditja si më poshtë:

Femra

1. Turqia

2. Kosovë- (Valmira Ramadani dhe Dhurata Sylejmani)

3.Kosovë- (Syzana Grainca dhe Erona Mahmuti)

Meshkuj 1. Greqia 2. Turqia 3. Turqia

Dy ekipet e femrave nga Kosova ishin nga Klubi i Kastriotit të Ferizajt të cilat edhe në garat e Kosovës treguan sukses.

Kastriotii

14256367_913500892128030_1165609198_n

14269397_913502395461213_1527216210_n 14269552_913502388794547_1076039590_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img