Gjurmët të gjakut mbetën nga një incident i rëndë që ndodhi të hënën në Prishtinë.
Tek parku i kryeqytetit u vranë dy të rinj, njofton Klan Kosova.
Ata humbën jetën nga plagët që iu shkaktuan nga arma e zjarrit.
Viktimat Eron Agaj e Arianit Gashi, ndërruan jetë në qendrën Klinike Universitare të Prishtinës. I pari vdiq me të arritur në këtë institucion shëndetësor, ndërsa i dyti rreth orës 16:30.
Këtë e konfirmoi për Klan Kosovën zëdhënësja e policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.
Sipas saj policia ka identifikuar një të dyshuar, i cili vazhdon të jetë në arrati.
Njëri nga dëshmitarët thotë se e pa edhe dorasin, por duke dashur t’u ndihmojë viktimave nuk u morr me të.
Për detajet tjera ndiqeni kronikën e plotë të përgatitur nga gazetarja Artiana Matoshi.