18,11,2024

Policët duhet t’i ndërpresin pushimet, më 1 shtator në punë për shkak të Demarkacionit

Must Read

Në kuadër të përgatitjes së Policisë së Kosovës për protestën e 1 shtatorit, ky institucion do ta shtojë vigjilencën dhe masat e sigurisë për ta mbuluar këtë ngjarje.

Ndonëse zyrtarët e Policisë së Kosovës, kanë thënë se ende nuk kanë ndonjë plan operativ për 1 shtator, Telegrafi mëson se disa prej pjesëtarëve të Policisë të cilët kanë qenë në pushim vjetor iu është bërë ftesa që të jenë në detyrë ditën e protestës.

Përveç kësaj ata pritet që ditën e protestës të jenë të angazhuar, nëse është e nevojshme, edhe jashtë orarit të zakonshëm prej 8 orësh.

Ndryshe, të enjten partia më e madhe opozitare ka thirrur protestë gjithëpopullore për të kundërshtuar sipas tyre, demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi dhe korrupsionin nëpër institucionet e Kosovës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img