30,12,2024

Krasniqi: Pse Komisioni i Hashimit dhe i Isës nuk thirret në vitin 1945/46?

Must Read

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Komisioni i Qeveritar për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, po harxhon kohë e mund për ta “legjitimuar” punën e vet të dështuar në lidhje më demarkacionin e kufirit më Malin e Zi.

Lexoni postimin e plotë:

POPULLI: “I MBYTURI KAPET EDHE PËR KASHTE”!

Intelektuali ynë, përveç dijeve shkencore, të cilat janë të domosdoshme që njeriu t’i thotë veti – intelektual, kërkohet që të dinë, së paku majat e filozofisë sonë popullore dhe gjithsesi të ketë edhe integritet intelektual e njerëzor. Një pjesë e këtij thesari, lehtas mund të gjendet në tregimet popullore të mbledhura nga i urti, Anton Çeta në “Tregimet e Drenicës”. Gjithashtu filozofia e popullit tonë është e shprehur edhe prej aforizmave dhe fjalëve të urta! Njëra nga to thotë” “I mbyturi kapet edhe për kashte”.

Për momentin, urtia popullore e cekur, i shkon më së miri përpjekjeve “titanike” të Komisionit Qeveritar për shënjimin e kufirit më Malin e Zi, të cilit duke i munguar argumentet e duhura, “po kapet për kashte”.

Në rastin tonë, komisioni i përmendur, po harxhon kohë e mund për ta “legjitimuar” punën e vet të dështuar në lidhje më demarkacionin e kufirit më Malin e Zi. Kështu Komisioni qeveritar ne një Deklaratë Politike goxha të gjatë edhe pse kjo deklaratë në forma të ndryshme me argumente të ngjashme, na është përsëritur ditëve të fundit sikur të ishin papagaj edhe nga Kryetari i shtetit dhe Kryeministri i Kosovës dhe ketë punë po e bëjnë më mirë sesa zyrtaret e njëjtë të Malit të Zi?! Pse veprojnë kështu, vetëm ata e dinë?!

Kështu edhe një herë, Kryetari i Komisionit në deklaratën e sotme paska thënë: “Marrëveshja ushtarake e 3 qershorit 1999, e arritur mes NATO-së dhe FJ (Serbi e Mal i Zi), pastaj e përmend Rezolutën 12.44 e përplot xhevahire të tilla që nuk përbëjnë asnjë argument, pasi as njëra ngjarje, për demarkacionin e kufirit nuk thotë asgjë, pasi ai kufi është delimituar në vitet 1945/46. Që do të thotë se Komisioni i Qeverisë së Kosovës është dashur vetëm ta shënjoj ashtu si ka qenë i delimituar. Pastaj, Komisioni i Murat Mehës, ka pasur për obligim jo të delimitoj kufi tjetër, por të demarkoj (shënjoj) kufirin e delimituar pas Luftës së Dytë Botërore.

Të përfundojmë: Për Komisionin Qeveritar, Kumanova, KFOR-i, Rezoluta, OKB-ja etj., nuk do të duhej të thoshin asgjë. Komisioni ka përmendur edhe datat: 1074, 1988, 1999, 2008 dhe 2016. Në këto data a ka qenë i formuar ndonjë Komision dhe kush e ka formuar? Cilat kanë qenë detyrat e ati Komisioni, delimitimi apo demarkacioni? Cilit institucioni të Kosovës i ka raportuar ai/ato Komision/e? Madje pse Komisioni i Hashimit dhe i Isës nuk thirret në vitin 1945/46?

Këto pyetje kërkojnë përgjigje profesionale dhe të argumentuara!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img