26,11,2025

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Miglietta, takime lamtumirëse

Must Read

Komandanti i KFOR-it, Guglielmo Luigi Miglietta, realizoi një seri të takimeve lamtumirëse me zyrtarë të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Në zyrat dhe selitë e tyre përkatëse, Gjenerali Miglietta, si pjesë të angazhimeve në fund të mandatit të tij trembëdhjetë muajsh në Kosovë, takoi kreun e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ushtruesin e detyrës së kreut të EULEX-it, Bernd Thran, kreun e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, dhe përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm dhe kreun e UNMIK-ut, Zahir Tanin.

Sipas një komunikate të KFOR-it, të gjithë këta zyrtarë të lartë shprehën mirënjohjen për bashkëpunim të frytshëm dhe shumë të ngushtë me KFOR-in në përmbushjen e sfidave të ndërsjella gjatë trembëdhjetë muajve të kaluar.

Ata u pajtuan se asistenca e vazhdueshme dhe bashkëpunimi i ndërsjellë ishin organizuar në baza të rregullta për ruajtjen e atmosferës paqësore dhe pozitive.

U theksua në veçanti se KFOR-i gjithmonë kishte vepruar në mënyrë të paanshme brenda Kosovës në ruajtjen e mjedisit të qetë dhe të sigurt dhe të lirisë së lëvizjes për tërë popullin e Kosovës.

Zyrtarët kryesor që përfaqësojnë bashkësinë ndërkombëtare në Kosovë janë vizitorë të rregullt të KFOR-it për t’u njoftuar në hollësi për situatën e tanishme gjeopolitike dhe të sigurisë në rajon. Këto takime janë shumë të dobishme për forcimin e marrëdhënies me përfaqësuesit ndërkombëtar dhe luajnë rol të vazhdueshëm dhe vital në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit. /Lajm

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img