17,11,2024

Mediat britanike: Biden i premtoi Kosovës 2,2 miliardë dollarë – nëse “luan bukur”!

Must Read

Megjithatë, sipas mediave britanike, ky premtim do të realizohej, nëse autoritetet në Kosovë “luajnë bukur”.

“Zëvendëspresidenti i SHBA-ve ofron Kosovës 1.7 miliardë funte ndihmë dhe rrugëtim të shpejtë drejt BE-së – ‘në qoftë se ajo luan bukur’”, është titulli i portalit britanik Express.co.uk, përcjell Telegrafi.

Në këtë artikull, gjithashtu shkruhet se Biden ka kërkuar nga udhëheqësit e Kosovës t’i shtyjnë përpara proceset e nisura me dialogun e Brukselit me Serbinë, si dhe të kalojë demarkacionin me Malin e Zi.

Po sipas këtij portali, Biden dhe gruaja e tij, përveç Kosovës, kanë udhëtuar edhe në Serbi.

Sa i përket Kosovës, ky medium shkruan se atje ata përcollën mesazhin “ata do të duhet të bëjnë më shumë për të ndihmuar në sigurimin e statusit në rritje të komunitetit serb në Kosovë, në qoftë se ata shpresojnë të hyjnë në BE”.

Ky medium ka folur edhe rreth qëndrimit të SHBA-ve për Demarkacionin.

“Ne duam të kemi një Kosovë të fortë që do të jetë një anëtare e plotë e BE-së”, citohet Biden.

Po sipas Express.co.uk, ai tha se Kosova dhe politikanët shqiptarë “kanë për obligim dhe përgjegjësi të përmbahet detyrimeve të përcaktuara në Bruksel”.

Ky medium ka shkruar edhe për pjesëmarrjen e Joe Biden me anëtarë të familjes në inaugurimin e rrugës me emrin e djalit të ndjerë të Joe, Beau.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img