29,04,2024

Gazetari nga Shqipëria quan kosovarët racë e poshtër, vendit i referohet “Kosovë dhe Metohi”

Must Read

Një gazetar i Tiranës ka lëshuar një mori fyerjesh ndaj popullit të Kosovës; aso që nuk janë dëgjuar vitet e fundit as nga gazetarët e Beogradit, pas lajmit se vendi po ndërton përfaqësuesen e saj në futboll.

Gazetari i Gazetës Shekulli – një prej gazetave më të rëndësishme në Tiranë, Isuf Kurtaj, ka fyer rëndë shqiptarët e Kosovës, pas lajmit se disa futbollistë të Kombëtares kanë vendosur të luajnë për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Ai Kosovës i referohet si “Kosovë dhe Metohi”, derisa nuk heziton aspak t’i cilësojë shqiptarët e Kosovës si racë e poshtër.

“E zëmë se Kosovska-Metohio që shumë prej jush i paska gërryer kaq shumë meraku me bë ekip kualifikohet, një gjë doja t’ju pyesja: si leshin do të brohorisni? O sa mirë me qenë kosovarë? Yt racë e poshtë!”, ka shkruar gazetari Isuf Kurtaj.

Ndryshe, komente të tilla jashtëzakonisht fyese ndaj shqiptarëve të Kosovës, ka kohë që nuk janë dëgjuar e as shkruar as nga nacionalistët serbë në Beograd.

kurttt

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img