24,12,2024

Dhurata pastron QKUK-në nga të burgosurit – i kthen në burgje

Must Read

Atë që s’e bëri Hajredin Kuçi për vite të tëra sa ishte ministër i Drejtësisë, Dhurata Hoxha-Sadiku arriti ta realizojë që në javët e para pasi erdhi në krye të detyrës.

Ajo të premten ka nënshkruar një vendim, i cili obligon të gjithë të burgosurit që qëndrojnë në QKUK për trajtim mjekësor, të kthehen në qelitë e burgjeve ku ata janë të përcaktuar për të vuajtur dënimet e tyre, raporton Gazeta Express.

Ky vendim është marrë për të burgosurit si Sabit Geci, i cili sa kohë që është i dënuar me burg për krime lufte, qëndronte në QKUK me arsyetimin se gjoja gjendja e tij shëndetësore është e renduar. Mirëpo, i njëjti është parë disa herë duke lëvizur i lirë nëpër rrugët e Prishtinës.

I njëjti vendim përfshin edhe disa prej të burgosurit në rastin e njohur si ‘Kiçina’ dhe të tjerë të dënuar në procese të tilla gjyqësore, që për një kohë të gjatë kanë keqpërdorur autorizimet mjekësore për të qëndruar larg qelive të burgjeve kosovare.

Me të tilla arsyetimi në QKUK kishin qëndruar për disa kohë edhe ish-komandantët e dënuar të UÇK-së, Sylejman Selimi e Sami Lushtaku.

Madje, disa herë është aluduar se dhomat në QKUK ku qëndronin këta të burgosur ishin tejet luksoze në krahasim me ato në të cilat ndodheshin pacientët e thjeshtë, duke marrë edhe emërtimin “Dhoma VIP”.

Ky vendim, është ndër të parët që është nxjerrë nga Dhurata Sadiku, pak javë pasi erdhi në krye të Drejtësisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img